Të aftësojmë të rinjtë për të marrë përgjejgësi.

Teenager Leader I (TLT I)
Nga mosha 12+ vjeç. Trajnim për çdo adoleshentë në kishë, pavarësisht nëse tashmë shërben apo do të shërbejë më vonë (me fëmijët) në kishë. Fokusi i trajnimit praktik është te aftësitë udhëheqëse, sporti dhe aktivitetet e lojës, aktivitetet në natyrë dhe përgatitja e momenteve devocionale, në mënyrë që si uhdëheqës të ardhshëm të jenë të pajisur mirë. Natyrisht nuk mungojnë as argëtimi dhe aventura.
Teenager Leader II (TLT II)
Nga mosha 13+. Trajnim per adoleshentë që shërbejnë ose duan të shërbejnë me fëmijët dhe kanë përfunduar tashmë trajnimin TLT I.
Youth Leader Basic (YLB)
Trajnim bazë per drejtues që (duan të) shërbejnië me fëmijët/të rinjtë. Nëse je të paktën 16 vjeç ky trajnim është për ty. Ai do të të ndihmojë të zbulosh thirrjen tënde dhe të bëhesh një drejtues sipas zemrës së Perëndisë, që e do Perëndinë dhe njerëzit. Do të mëshosh bazat e të shërbyerit në kishë: çfarë është e rëndësishme kur udhëheq njerëz? Si ta béjaunes këtë në mënyrë praktike? Si të udhëheq një grup tę vogël? Si tę përgatis një mesazh që ndryshon jetë? Këto dhe shumë tema të tjera të presin.
Youth Leader Advanced (YLA)
Trajnim i avancuar per ata që tashmë kanë përfunduar trajnimin bazë (YLB) dhe janë të paktën 17 vjeç. Këtu do të thellosh parimet e udhëheqjes. Do të zbulosh elemente të rëndësishme të punës në ekip dhe do të marrësh ndihmë se si të përballesh me situata të vështira si drejtues. Ky trajnim të ndihmon t’i shohësh njerëzit që udhëheq me sytë e Perëndisë dhe të çlirosh potencialin e tyre. Gjithashtu do të mësosh bazat e kujdesit shpirtëror dhe të predikimit.
Intensiv udhëheqje (instruktori)
Si mund ta drejtosh punën tënde me të rinjtë në mënyrë afatgjatë dhe strategjike? Si t’i mentorosh njerëzit në mënyrë që të zhvillohen dhe vetë të bëhen drejtues të fortë, të cilët nga ana e tyre mund të mentorojnë të tjerët? Në këtë trajnim do të zgjidhësh detyra praktike të udhëheqjes, do të përjetosh ndërtimin e ekipit dhe do të mësosh më shumë për personalitetin tënd dhe stile të ndryshme të udhëheqjes. Kjo jave do të jetë intensive, por edhe emocionuese dhe transformuese për ty. Gjatë kësaj kohe do të shoqërohesh dhe këshillohesh personalisht nga drejtues me përvojë. Përmbajtje të tjera: menaxhimi i projekteve dhe kampeve, komunikimi modern, coaching dhe mentoring, përbërja e ekipit, kultura e feedback-ut, aftësitë e një lideri, parandalimi i burnout-it, përgjegjësia ligjore e një drejtuesi, si dhe parandalimi i abuzimit seksual.
Worship-Leader Basic
Trajnim muzikor për personat që (duan të) shërbejnë në grupin e adhurimit të kishës suaj dhe kanë mbaruar TLT II. Nga mosha 14+ vjeç. Të pëlqen të adhurosh Perëndinë me muzikë dhe këngë? A rreh zemra jote që njerëzit përmes adhurimit të mund të takojnë Perëndinë? Atëherë ky trajnim është pikërisht për ty. Ne duam të të pajisim dhe të të inkurajojmë, që së bashku me grupin e adhurimit në kishë të rritesh si në cilësi ashtu edhe shpirtërisht. Trajnimi drejtohet nga muzikantë dhe drejtues grupësh adhurimi me përvojë shumëvjeçare. Kështu mund të përfitosh nga përvojat e tyre dhe të zhvillohesh edhe nga ana muzikore.
Worship-Leader Advanced
Trajnim muzikor i avancuar për personat që (duan të) shërbejnë në grupin e adhurimit të kishës dhe tashmë kanë përfunduar Worship-Leader Basic. Nga mosha 15+ vjeç.
National Trainings Camp (NTC) - për drejtues Royal Rangers (RR)
Trajnim për drejtuesit më të rritur të Royal Rangers pasi kanë përfunduar një JLTC ose TLT II. Për moshën 17+ vjeç.
Në këtë trajnim ti do të marrësh një zjarr të ri për punën tënde në Royal Rangers. Motoja është: pak teori, shumë praktikë. Këtu jo vetem që përmirëson bazat e teknikave të skautizmit, por mëson edhe si të krijosh programe përjetuese tërheqëse dhe të përqendruara te Jezusi. Përmbajtje të tjera: drejtimi i programeve sfiduese adventure me kërkesa të larta sigurie, menaxhimi i konflikteve në ekip, si dhe bazat dhe vizioni i punës së Royal Rangers në Shqipëri.
Outpostleadertraining (OPL) - Royal Ranger
Ky trajnim përshtatet për persona që janë mbi 18 vjeç dhe kanë dëshirë të drejtojnë ose drejtojnë një fis Royal Rangers. Këtu mësohen aftësi dhe kompetenca të veçanta, që i fuqizojnë pjesëmarrësit të përmbushin në mënyrë inovative detyrën e tyre komplekse si drejtues kryesor. Ata mësojnë parime të menaxhimit dhe të udhëheqjes si dhe jetojnë udhëheqjen shpirtërore të postës së tyre fisi në kuadër të kishës.


